More dates

Albanian Flag Day - Red Carpet Event

Share
Marriott Fort Lauderdale Airport Main Ballroom
dania beach, united states
Klubi Flas Shqip dhe Vatra Miami
Add to calendar

Thu, Nov 28, 6pm - 11pm EST

Event description

Të dashur Bashkëatdhetarë!

Vatra Miami dhe Klubi Flas Shqip kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Banketin Madhështor me rastin e Ditës së Flamurit, më 28 Nëntor 2024, nga ora 6:00 PM deri në ora 11:00 PM.

Ky event me tapet të kuq do të jetë plot surpriza të bukura.

Në hyrje do të keni mundësine për foto personale dhe/ose familjare profesionale alla "Red Carpet, Step and Repeat" si dhe 360 Photo -Booth. (Pak ditë pas eventit te gjithe te pranishmit do te marrin linkun me fotot tashmë të realizuara nga dy fotografët e pranishem në festë dhe që prezantojnë një ndër studiot fotografike më prestigjoze të Miamit). Atmosfera do të pasurohet nga performanca me muzikë klasike e çiftit virtuoz shqiptar Jorida dhe Gergio, të cilët do të sjellin një përvojë të mrekullueshme italo-amerikane.

Pjesëmarrësit do të shijojnë një bufe me ushqime të përzgjedhura nga kuzhinierët e dalluar të linjës Marriot Hotel, si dhe Cash Bar që do të qëndrojë i hapur për gjatë gjithë mbrëmjes.

Si qershia mbi tortë, bilbili i këngës popullore shqiptare, artisja Merita Halili, dhe maestro Raif Hyseni, instrumentisti i shquar nga Kosova, do të interpretojnë live me një formacion prej gjashtë artistësh që nuk do të pushojnë për gjate gjithë mbrëmjes.

Gjithashtu, fëmijët e Klubit Flas Shqip do të ngazëllejnë publikun me këngët dhe recitimet e tyre, duke na bërë të ndihemi për herë të parë krenarë në Floriden e Jugut per fëmijët tanë që tashmë kanë një strehë ku mund të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqipe falas.

Ju mirëpresim të festojmë së bashku, të këndojmë dhe të kremtojmë Festën Kombëtare dhe Ditën e Falënderimeve në një atmosferë kuq e zi, duke shkëlqyer në tapetin e kuq dhe duke parë dhe ndjerë kështu bukurinë dhe madhështinë e racës sonë shqiptare!

Ju presim!

Powered by

Tickets for good, not greed Humanitix dedicates 100% of profits from booking fees to charity

Marriott Fort Lauderdale Airport Main Ballroom
dania beach, united states